Tentoi të kalonte 2 palestinezë jashtë kufirit, pranga shkodranit

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 52-vjeccar, pasi akuzohet se tentoi të kalonte disa shtetas të huaj jashtë vendit.

Në funksion të planit të masave “Vjeshtë 2017” nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet I.B 52 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytet Koplik, Malësi e Madhe, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij tip Volksëagen 2 shtetas të huaj palestinez, në drejtim të Malit të Zi. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e huaj kishin si destinacion vendet e BE.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?