Tentoi të kalonte 6 shtetas ilegalisht drejt Malit të Zi, vihet në pranga pakistanezi në Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti”. Operacioni, i zhvilluar nga strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër.

Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një shtetas pakistanez. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Anwar Muhamed.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, duke u bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të dhënies ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hoti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 35 vjeç, banues në Swat, Pakistan. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, së bashku me 6 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër, kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?