Tentoi të korruptojë policin, arretohet elbasanasi

Policia ka arrestuar një person pasi ka tentuar të korruptojë policin, për të mos e gjobitur ndërkohë që kishte kryer një shkelje të rregullave të qarkullimit.

Përparim Kumara, 42 vjeç, banues në fshatin Hajdaran në aksin rrugor Elbasan-Cërrik në vendin e quajtur “Ura e Shkumbinit” është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin Kamioçinë, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky person ka tentuar t’i jap një shumë parash punonjësit të Policisë rrugore, për të mos marrë masë administrative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?