Tentoi të rrëmbente 18-vjeçaren greke, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbente një 18-vjeçare greke në Kretë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ku shqiptari ka tentuar ta fus 18-vjeçaren me forcë në makinë, gjatë kohës që kjo e fundit po shkonte në shtëpi.

Ka qenë babai i vajzës që ka denoncuar rastin, teksa u ka bërë thirrje të gjithë vajzave dhe grave që të mos lëvizin vetëm në këtë zonë.

 “Familja ime vendosi të publikojë të gjitha detajet e kësaj ngjarje dhe aventurën që vajza ime pësoi, sepse ne besojmë se kjo do t’i japë fund këtyre sjelljeve anormale, pasi që ne jemi të sigurt se është vetëm çështje kohe që autori të arrestohet. Ne u kërkojmë grave dhe vajzave të reja që lëvizin natën në këtë zonë të mos qëndrojnë kurrë vetëm, derisa të zbulohet identiteti dhe veprimet e këtij burri dhe derisa të sillet para drejtësisë, për të cilën ne do të apelojmë,”– tha babai i vajzës 18-vjeçare.

Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptari sakaq bëhet e ditur se sot ai do të paraqitet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Lassithi ku dhe do të njihet me masën paraprake.

SHKARKO APP