Tentoi të vidhte bankën, por u qëllua nga policia. Identifikohet grabitësi shqiptar

Është identifikuar shqiptari që grabiti një bankë në Athinë mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin nga Delvina, Elton Thoma Zoto.

Shqiptari, nën kërcënimin e një thike, mundi të merrte një shumë rreth 4 mijë euro nga kasat e bankës në Omonia, në rrugën Achilleos 19.

Por gjatë arratisjes një punonjës i bankës ka shtypur butonin e alarmit, duke vënë në lëvizje policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë kanë mbërritur makinat patrulluese të Veprimit të Menjëhershëm të cilat kanë lokalizuar autorin në kryqëzimin e rrugëve Lenorman dhe Palamide.

Swiss Digital Mobile Reklama

Referuar mediave greke, 38-vjeçari ka kërcënuar me thikë policët, ndaj njëri prej tyre e ka qëlluar me armën e shërbimit, duke e plagosur. I plagosuri është transportuar në spitalin Evangelismos, ndërkohë që për ngjarjen kanë nisur hetimet.

Hetimet paraprake po kryhen nga Drejtoria e Ndjekjes së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?