Tentoi të vidhte bashkinë e Durrësit, arrestohet 27-vjeçari. Policia nxjerr pamjet kur hajduti ngjitet përmes skelave

Tentoi të hynte për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Xh. K.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin Xh. K., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke tentuar të hyjë për të vjedhur në ambientet e bashkisë Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?