Tentoi të vrasë Berishën, Gjykata dënon Ahmet Ajetin

Gjykata e Durrësit ka dënuar Ahmet Ajetin për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të Lulzim Berishës. Ajeti është dënuar me 24 vite burgim dhe me aplikimin e gjykimit të shkurtuar dënimi ka zbritur në 16 vite burg. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2005, por çështja u rihapur në 2018, kur Ajeti u ekstradua nga Kosova. Nga ana e tij Ajeti nuk e ka pranuar se ka tentuar të vrasë Lul Berishën dhe se plagën që kishte në trup e ka shkaktuar vetë.

SHKARKO APP