Tentoi të vriste dy nipërit, policia parandalon krimin në Baldushk

Policia e Tiranës  njoftoi se u parandalua një vrasje e dyfishtë sot, në fshatin Baldushk të Tiranës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Mustafa Tresa ka tentuar të vrasë me armë zjarri nipat e tij, M. Tresa dhe A. Tresa.

Shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë një konflikt pronësie. Policia, pas njoftimit, shkoi në vendngjarje ku edhe pas parandalimit të krimit, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit.

SHKARKO APP