Tentoi të vriste me armë zjarri një person, arrestohet 60 vjeçari, në pranga edhe dy të tjerë

Tre shtetas janë arrestuar këtë të hënë si të përshirë në tentativën e vrasjes së një 60-vjeçari, mbrëmjen e kaluar në Kombinat.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në rrugën “Llambi Bonata”.

Policia ka arrestuar 60-vjeçarin Arjan Shtëmbari për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas tentativës së Shtëmbarit, kanë qenë 27-vjeçari me iniciale E.G. dhe 42-vjeçari me iniciale M.G që kanë dhunuar viktimën. Të dy janë arrestuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një krëhër me municion luftarak, gëzhoja dhe një automjet në pronësi të shtetasit A. Sh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?