Tentoi të vriste me thikë 40-vjeçarin, vihet në pranga autori në Lushnje

Një 49-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se pas një sherri mes të arrestuarit dhe një 40-vjeçari situata ka agravuar mes tyre ndërsa është përdorur dhe një thikë.

49-vjeçari Gentja Hasalla pas sherrit nga nxjerrë thikën dhe ka plagosur 40-vjeçarin duke tentuar ta vrasë atë. Policia bën me dije se 40-vjeçari ka marrë plagë në kokë dhe trup. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori është vënë në pranga.

Policia shton se thika e përdorur për plagosjen e 40-vjeçarit është sekuestruar ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Lushnjë/Ndërhyrja e Policisë parandalon një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale. Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP