Tentoi të vriste për hakmarrje 11 vite më parë, zbulohen detaje për 47-vjeçarin që u vra në Shkodër
Janë zbuluar detaje të reja mbi 47-vjeçarin Prek Tonaj, i cili u vra me armë zjarri pasditen e sotme në një lokal të fshatit Grudë e Re në Shkodër. Viktima është një emër i njohur për drejtësinë.
Prek Tonaj do të përfundonte në pranga në vitin 2011, pasi së bashku me dy shtetas të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.
Si bashkëpunëtorë të Prek Tonajt, asokohe do të arrestoheshin edhe Ndue Tonaj dhe Ndoc Prela, banues në lagjen “3 heronjtë” në Shkodër”.
Nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje me planin për vrasje të 11 viteve më parë. Mësohet se viktima ishte punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve. Ai u ekzekutua nga një person i maskuar në ambientet e lokalit.
KOHA JONË SONDAZH

