Tentoi të vriste punëtorët në Durrës/ Arrestohet 25-vjeçari

Placeholder Image

Policia e Durrësit ka arrestuar pak minuta më parë një 25-vjeçar, pasi ka tentuar që të vrasë punëtorët e një firme për motive pronësie. Bëhet me dije se shtetasi i arrestuar është Eduart Gjika, banues në fshatin Bizë të Durrësit.

Teksa punëtorët po kryenin punime në aksin Lalëz-Bizë, Gjika ësht afruar dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Forcat blu kanë sekuestruar një armë zjarri të tipit “automatik” dhe 25 fishekë, ndërsa Gjika akuzohet për “Kanosje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?