Tentojnë të kalojnë kufirin me armë më vete, arrestohen burrë e grua
Aktualitet E Premte, 24 Shtator 2021 21:29
Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar një çift bashkëshortësh të moshës 45-vjeç me iniciale I. S. dhe L. S., pasi po tentonin të kalonin drejt Greqisë me një armë zjarri tip pistoletë.
Ata udhëtonin me një auotmjet tip Mercedez Benz, ndërkohë që pistoletën e kishin fshehur në një prej çantave në bagazhin e makinës.
Pritet që policia të arrestojë 45-vjeçarin që u ndalua pasi dyshohet se arma është në emrin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

