Tentojnë të përdhunojnë 21-vjeçaren në Tiranë, arrestohen autorët

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, pasi kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë 21- vjeçare.

Mësohet se dy të rinjtë e arrestuar janë shtetasit me iniciale L. B., 25 vjeç dhe D. B., 23 vjeç, nga Mamurrasi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Paskuqanit, në periferi të kryeqytetit, kur e dëmtuara ka qenë duke u kthyer në mbrëmje në shtëpi, pasi kishte përfunduar kursin e anglishtes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga policia thanë se, dyshohet se personat e arrestuar i ndiqnin lëvizjet e vajzës prej disa ditësh dhe ishin në dijeni të orarit kur ajo kthehej në shtëpi, siç dinin edhe që ajo ishte gjithmonë vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, ata e kanë pritur në një rrugicë të errët, disa metra larg shtëpisë së saj dhe sapo e kanë parë që po afrohej drejt tyre, njëri prej djemve i ka dalë para, duke e tërhequr nga krahu, në drejtimin ku ishte edhe shoku i tij.

Sipas denoncimit të bërë nga vetë 21-vjeçarja, autorët i kanë mbyllur gojën me duar duke mos e lejuar që të kërkojë ndihmë, ndërsa i kanë grisur me forcë bluzën që kishte veshur.

Ajo thotë se është përleshur me ta dhe për këtë arsye ata edhe e kanë dëmtuar, duke i lënë disa shenja dhune në trup. Burimet thanë se shenjat ishin të dukshme në disa pjesë të trupit, kryesisht në krahë dhe në pjesën e qafës. Sipas vajzës, djemtë kanë tentuar ta përdhunojnë, por fatmirësisht ata kanë dëgjuar hapat e disa personave që po afroheshin pranë rrugicës dhe nga frika kanë vrapuar që të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë 21-vjeçarja ka nxjerrë nga çanta telefonin dhe i ka telefonuar numrit 129 të sallës operative, ku ka denoncuar ngjarjen. Drejt adresës së dhënë janë nisur shërbimet e komisariatit nr.3, që brenda pak minutash kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Mësohet se dy të dyshuarit janë njohur edhe nga vajza, së cilës i janë treguar fotografitë e tyre në komisariatin nr.3, ndërsa vetë të akuzuarit nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen, duke mohuar të jenë autorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?