Tenton sërish vetëvrasjen, nëna e Shpëtimit: E varrosa vajzën, shteti të marrë masa
Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin. Ai ka tentuar duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojes në 11 janar, në shenjë revolte se nuk u lejua të merrte pjesë atë ditë në funeralin e së motrës, Brunildës.
Nëna i bën thirrje institucioneve të marrin masa sa shpejt, sepse frika e saj është se mos i vdesë djali, pasi siç thotë, një fëmijë e varrosi.
”Lajmin e mora vesh nga mediat, si rradhën e parë që u pre me brisk në fyt, herën e dytë ka pirë ilaç. Tani dua nga shteti nga policia, më thanë të bëj të gjitha dokumentet dhe i bëra. Drejtori i Policisë më tha pengesë nga Tirana nuk ka, por nga Komisariati i Policisë dhe nga burgu. Komisaritati i Policisë më tha që pengesa është nga Tirana. Çfarë do të bëhet me djalin tim, po të më vdesë ai djalë, një e çova në varrim. Të zbardhet se kush e ka fajin në ketë mes. Të merren masa sa më shpejt se do të bëjë sërish vetëvrasje, është me tre fëmijë me grua”.
KOHA JONË SONDAZH

