Tenton të kalojë kufirin me kartë identiteti norvegjeze false, pranga 48-vjeçarit në Qafë Thanë
Policia kufitare e Qafë Thanës ka ndaluar një 48-vjeçar pasi ka tentuar të kalojë kufirin me një kartë identiteti norvegjeze false.
“A.H., 48 vjeç, banues në Çorovodë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas ka tentuar të kalojë kufirin duke paraqitur një dokument (kartë identiteti norvegjeze) të dyshuar si të falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave.