Tenton të mbysë gruan italiane me tel, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar ka përfunduar pas hekurave pasi tentoi që të mbyste me tel gruan e tij italiane. Ngjarja u regjistrua në Genova të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shkak i sherrit që çoi në veprimin ekstrem të shqiptarit dyshohet se ka qenë xhelozia. Thuhet se fatmirësisht, 41-vjeçarja ka arritur të bindë në momentin e fundit shqiptarin që të hiqte dorë nga akti i rëndë.

Mësohet se çifti prej kohësh kishte probleme, ndërsa ishin në proces divorci. Tashmë 47-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa akuzohet për tentativë vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?