Tentonte të kalonte autostradën, aksidentohet për vdekje këmbësori
Aktualitet E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 19:47
Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Rrapëz, ku një mjet ka përplasur një person që po tentonte të kalonte autostradën. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje. Policia e qarkullimit ndodhet në terren, duke disiplinuar trafikun dhe kryer veprimet procedurale. Ambulanca po pret për përfundimin e procedurave për të transportuar trupin e pajetë në morg.
KOHA JONË SONDAZH

