Tentuan të kalonin marijuanën përtej kufirit, tre shqiptarët bien në pranga
Aktualitet E Mërkurë, 15 Shtator 2021 14:18
Policia greke ka sekuestruar 2 çanta të cilat përmbanin 30 kg e 900 gram marijuanë të ndara në 4 pako.
Në pranga kanë rënë poseduesit e lëndës narkotike, tre shqiptarë të moshave 24, 29 dhe 37 vjeç.
Operacioni u zhvillua në Kostuar, ndërsa mjetet me drogë, po vinin nga kufiri i gjelbër.
Mësohet se njëri prej mjeteve kontrollonte rrugën, ndërsa tjetri kishte sasinë e lëndës narkotike.
KOHA JONË SONDAZH

