Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tentuan të korruptonin gjyqtarët e Apelit, SPAK mbyll çon në gjyq 2 avokatët dhe 5 të tjerë

Aktualitet E shtunë, 6 Prill 2024 10:08
Tentuan të korruptonin gjyqtarët e Apelit, SPAK mbyll çon në gjyq 2 avokatët dhe 5 të tjerë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq dy avokatë dhe 5 persona të tjerë. Kreu i dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, ndërsa e përfshirë rezulton dhe avokatja Dajana Kodra (Ninga).

Mund t'ju interesojë

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Para 3 orësh
Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Para 3 orësh
Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Para 7 orësh

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 6 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Blerand Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.

NJOFTIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal Nr.07, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:

1.Arben Lena, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25 i Kodit Penal, Kryetar i Dhomës së Avokatisë Korçë;

2.Nikolla Hafësllari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;

3.Nikolla Jesku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;

4.Dajana Kodra (Ninga), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, avokate pranë Dhomës së Avokatisë Korçë;

5.Dritan Tabaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300, i Kodit Penal;

6.Blerand Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal;

7.Artiana Kozici, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/2-25, i Kodit Penal.

Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit Nikolla Hafësllari, Nikolla Jesku, Blerand Kozici dhe Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/2 – 25, i Kodit Penal, në formën aktive, të dhënies së përftimit të parregullt prej 5 000 Euro, me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë dhe lehtësimin e pozitës proceduriale të të pandehurit Blerand Kozici, i cili po hetohej nën efektin e masës së sigurimit “arrest në burg“, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec (për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal).

Të pandehurit Arben Lena dhe Dajana Kodra (Ninga), kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1/4-25, i Kodit Penal, në formën pasive, të marrjes së përfitimit të parregullt, duke premtuar se do të ushtronin ndikim të paligjshëm te gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të të hetuarit Blerand Kozici.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 2 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 2 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 2 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 3 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 2 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 4 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 9 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 3 orësh

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.