Tentuan të shkonin në Angli me letra false, arrestohet në Rinas çifti nga Turqia

Policia Kufitare Rinas ka arrestuar një çift që kishin ardhur nga Turqia në Shqipëri dhe po tentonin të kalonin drejt Anglisë me letra false.

Sipas policisë shtetasit Ozan I., 21 vjeç, lindur dhe banues në Turqi dhe Elif I., 18 vjeçe, lindur dhe banuese në Turqi, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia.

Policia thotë se mbi të arrestuarit rëndon akuza e falsifikimit të pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?