Tentuan të vidhnin bankomatin në Sarandë, lihen në burg 2 bullgarët

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për dy shtetasit bullgarë që tentuan të vidhnin bankomatin e një banke. Ngjarja në fjalë u regjistrua tre ditë më parë në qytetin bregdetar, rreth orës 06:10, në një bankë të nivelit të dytë në lagjen ”Nr. 4 ”, në afërsi të portit Sarandë.

Mihal. Z., 28 vjeç, dhe Aleksander. D., 46 vjeç, banues të dy në Sofje akuzohen për “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”

Policia pas këtij sinjalizimi shkoi menjëherë në vendngjarje, ku u arrestuan në flagrancë bullgarët që po tentonin të ndërhynin tek bankomati me një trapan dhe disa vegla, për të vjedhur vlerat monetare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?