Tepelenë, asgjësohen 27.300 bimë kanabis në Luzat

Forcat e policisë së Tepelenës, në vijim të operacioneve kundër kultivimit të kanabisit kanë asgjësuar këtë të enjte 27.300 bimë narkotike.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se operacioni është shtrirë në fshatin Luzat, ku bimët janë gjetur të mbjella në disa parcela, në vendin e quajtur Bamull.

Sipas burimeve, bimët janë asgjësuar me anë të zjarrit, ndërsa autoritetet po hetojnë për identifikimin e personave përgjegjës për kultivimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?