Tepelenë e Vlorë, asgjësohen 1 181 bimë narkotike

Policia e Vlorës dhe ajo e Tepelenës kane asgjësuar 1 181 bimë të dyshuara cannabis sattiva. Operacionet e Policisë janë zhvilluar në kuadër të ndalimit të prodhimit dhe trafikimit të lëndës narkotike. Sipas Policisë së Vlorës, gjatë 24 orëve të fundit janë asgjësuar në total  791 rrënjë bimë narkotike canabis sattiva, të shpërndara në 8 parcela. Kështu, në fshatin Kallarat, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 6 parcela me 563 rrënjë dhe në fshatin Lubonjë, 2 parcela me 228 rrënjë bimë narkotike. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimëve narkotike. Në Tepelenë, Policia ka asgjësuar 390 bimë narkotike gjatë 24 orëve të fundit. Bimët janë gjetur në fshatin Xhafaj, Memaliaj.

SHKARKO APP