Tepelenë, policia asgjëson 16305 rrënjë kanabis

Gjatë ditës së sotme, policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë antikanabis në territorin e Kurveleshit në Tepelenë. Operacioni i koduar “Kreshta” është zhvilluar në vendin e quajtur Zaberdicë dhe Dilan.

100 forca policore dhe 20 automjete kanë identifikuar dhe asgjësuar 16.305 bimë narkotike. Ndërkohë që është ndaluar edhe një person si një nga autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. 

Bimët ishin të kultivuara në parcela të mëdha dhe pranë njëra-tjetrës. Në afërsi të parcelave është kapur një shtetas, Çune Batha, 52 vjeç, nga fshati Plesat i Gjirokastrës, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe më pas është arrestuar, ndërsa njoftohet se po vijon puna për zbulimin e autorëve të tjerë. 

Operacioni do të vijojë në kontrollin e plotë të territorit të rrethit Tepelenë nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë, me mbështetjen e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër.

SHKARKO APP