Tepelenë, sekuestrohen 123 kg kanabis, arrestohet poseduesi

Një sasi prej 123 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Tepelenës ne dy operacione të ndryshme antidrogë.

Blutë kanë vënë në pranga shtetasin Seit Bejko 58 vjeç banues në fshatin Dukaj, ndërsa kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë  shtetasin Z.B, 83 vjeç, banues në fshatin Gusmar.

Në operacionin e parë policia gjatë një kontrolli në banesën e Seit Bejkos gjeti disa thasë me kanabis. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 66 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në banesën në pronësi të Z.B, 83 vjeç por që nuk banonte aktualisht u gjetën 57 kg kanabis të futur në thasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?