“Tërbohet” 24-vjeçarja në Tiranë, dhunon dhe godet me thikë motrën e vogël
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sot në Tiranë, ku një 24-vjeçare ka dhunuar dhe goditur me thikë motrën e saj. Për pasojë kjo e fundit është plagosur dhe ndodhet në spital.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasja me inicialet A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi.
E reja pasi kishte shkuar në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.