Tërheqja e kandidatëve të Alibeajt, Spaho: E panë se po përdoreshin “si mish për top”

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, pjesë e Rithemelimit thotë se kandidatët e Alibeajt që u tërhoqën nga gara panë se ai grup njerëzish që hiqet sikur përfaqëson PD, është thjesht një grumbull individësh pa ide dhe pa forcë në terren. Për të ata u tërhoqën sepse e panë që ishin pa mbështetje dhe po përdoreshin “si mish për top” nga Alibeaj dhe Basha.

”Më mirë vonë se sa kurrë. Kandidatët, këta që u tërhoqën gjatë kësaj jave, panë edhe njëherë që ai grup njerëzish që hiqet që përfaqëson PD-në është një grumbull njerëzish pa ide, por në radhë të parë pa forcë në terren. Fakti që nga 61 bashki, kandidojnë më pak se 20 individë, gati 1/9-a dhe 2/3-tat nuk i plotëson dot.

Të gjithë e panë qartë që ky grup njerëzish ishte pa mbështetje dhe po përdoreshin “si mish për top” nga Alibeaj, nga Basha dhe ndonjë tjetër që hiqet sikur e drejton atë grup. Për rrjedhojë u kujtuan dhe bënë mirë që reflektuan dhe u tërhoqën nga gara, pasi do ti përdornin nga qëllimi i tyre për të dëmtuar opozitën”.

SHKARKO APP