Tërheqja e qeverisë mbi fashat e energjisë, Shehi: Pas bamirësisë së Ramës qëndron…
Për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, vendimi i qeverisë ”Rama 3” për tu tërhequr nga fashat mbi energjinë elektrike për muajin tetor, është një vendim politik. Për të u bë me qëllim mosrritjen e pakënaqësisë në popull, ndërsa thekson se situata deri në dhjetor do të jetë e përballueshme dhe jo aq emergjente sa ç’thuhet.
”Pas bamirësisë qeveritare qëndron se do zgjerohej grupi protestues. Qeveria është mësuar të marrë vendime sot për nesër, por deri për vit të ri mund tu thoshte shqiptarëve, se duket trendi.
Do të bëja një gjë tjetër, fashën nga 800 KW do ta bëja 1 mijë që shqiptarët të mos ishin në presion permanent. Deri për vit të ri nuk do ketë situatë të papërballueshme.
Nuk ka shpjegim tjetër logjik. ERE i heq disa pupla shtetit shqiptar. Formalisht duhet të quheshin ent i pavarur, vendimi merret me disa përllogaritje, por e morën se u duhej qeverisë, dhe tani do ta kthejë pas se sërish kështu i duhej qeverisë. U kuptua haptazi që nuk ka pasur ndonjëherë ERE, në këtë shtet ka vetëm, Edi Rama, vetëm ER”.