Tërheqja e Ramës, Arjan Çani: 100 vjet do rrijë në pushtet

Pas zhvillimeve të fundit fill pas protestës, ku Rama pohoi se nuk do të merret asnjë vendim pa u gjetur një zgjidhje sa më e mirë për taksën e Rrugës së Kombit, Arjan Çani në “Studio e Hapur” është shprehur se ky veprimi i kryeministrit është për të peshkuar popullin dhe temperaturën e tij.

Çani u shpreh se në këtë formë që Rama zgjedh të veprojë, mund të qëndrojë edhe 100 vite në pushtet, dhe se e vetmja mënyrë për ta rrëzuar është vazhdimi i protestave dhe rezistenca e qytetarëve.

Rama është i zgjuar, teston temperamentin e njerëzve. I ftoi në bashkëbisedim, në videokonferencë, për të fituar kohë dhe për të peshkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë formë Rama nuk ka për t’u rrëzuar për 100 vjet nga pushtetit. E dini se çfarë e rrëzon atë nga qeveria?

Swiss Digital Mobile Reklama

Rezistenca paqësore, kohëzgjatja e protestës dhe protestuesve me ditë, më javë, më muaj. Asgjë nuk ka ndodhur deri më sot.

E vetmja gjë që ndodh tani është që nëse Rama ua heq taksën ata thonë se jemi në rregull.

Jemi secili për vete Zoti për të gjithë, ndërsa në vendet e tjera është e kundërta, secili për të gjithë, prandaj dhe qeveritë e huaja frikësohen”, thote Cani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?