Tërheqja nga taksimi i Rrugës së Kombit, momentet e tensionit të Ramës në Kuvend

Edhe pse në mungesë të opozitës në sallë, e cila prej më shumë se 2 orësh ka zbarkuar e gjitha në rrugët e vendit, kryeministri Edi Rama u shfaq i tensionuar sot në Kuvend.

Duket se ngjarjet e tensionuara që ka shkaktuar protesta e së shtunës e banorëve të zonës së Kukësit në Tunelin e Kalimashit, protestë që përfundoi me djegien totale të vendkalimit të ngritur për pagesën e taskës së qarkullimit, nuk kanë kaluar aq lehtë për kreun e qeverisë.

Dhe kur kanë kaluar 5 ditë nga nisja e revoltës qytetare, e cila prej ditës së djeshme ku u burgiosën 11 nga protestuesit e Kalimashit, tashmë i ka kaluar në dorë opozitës, kryeministri Rama u detyrua të tërhiqej nga vendimmarrja e njëanshme e tj për dhënien me koncesion për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja disa nga momentet e tensionuara të Ramës në foltoren e Kuvendit, të fokusuara nga fotoreporteri i LSA-së, Malton Dibra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?