Tërhiqet nga gara Edith Harxhi: PD duhet të ishte në protestë

Pas Erla Mëhillit dhe Edvin Kullurit, tërhiqet nga gara për t’u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike edhe Edith Harxhi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Harxhi shkruan: ”Të dashur miq, une sot tërhiqem nga gara për Keshill Kombëtar të PD pasi si ish-studentë dhjetori mbështes fuqimisht dhjetorin e dytë shqiptar dhe mendoj se PD-ja duhet të ishte sot në protestë dhe jo e mbyllur në salla dhe e marrë peng. Jam kundër grevethyerjes! PD-ja do triumfojë”, shkruan Harxhi.

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mëhilli theksoi se tërheqja nuk është aktuale, por një vendim që ishte marrë më herët për të mos rikandiduar më, pas dy mandateve radhazi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Për këtë vendim timin njoftova dje me shumë korrektesë edhe strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Por, sot e pashë emrin tim në listë dhe ndihem e detyruar që të sqaroj miqtë e mi, e sigurisht edhe delegatët, që unë nuk do të jem pjesë e kësaj gare. Duke i falënderuar të gjithë për mirëkuptimin, iu uroj suksese kandidatëve të tjerë”, shkruan Erla Mëhilli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe më i ashpër ka qenë në njoftimin e tij për t’u tërhequr Edvin Kulluri. ”Duke u nisur nga situata e rëndë në të cilën ndodhet Partia Demokratike, për shkak të ”leadership”-it të saj që vepron në kundërshtim të hapur me çdo parim demokratik, deklaroj tërheqjen nga gara ‘farse’ për anëtar i Këshillit Kombëtar”, shkruan ai në facebook.

Kulluri thotë më tej se do të vazhdojë të angazhohet në opozitë me këtë ”qeveri të korruptuar, kriminale dhe antidemokratike”. ”Do të mbështes me çdo mënyrë protestën e studentëve dhe qytetarëve, deri në largimin e kësaj qeverie dhe ‘mashave’ të saj në opozitë! Të qenit anëtar i PD-së është nder, por nuk mund t’i lejoj vetes të bëhem pjesë e opozitës së emëruar nga Edi Rama”, thotë më tej ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?