Tërhiqet nga kandidimi dhe sulmon Bashën, Edvin Kulluri: Garë farse
Edvin Kulluri, kandidat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ka njoftuar sot përmes një mesazhi se është tërhequr nga gara.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Kulluri ka njoftuar se është tërhequr nga gara, pasi sipas tij PD ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të lidershipit të saj. Ai madje e quan farsë garën për Anëtar të Këshillit Kombëtar.
Njoftimi i Kullurit
Te dashur miq dhe delegate te Kuvendit te PDSH-se! Duke u nisur nga situata e rende ne te cilen ndodhet Partia Demokratike per shkak te leaderiship-it te saj qe vepron ne kundershtim te hapur me cdo parim demokratik, deklaroj terheqjen nga gara “farse” per Anetar i Keshillit Kombetar! Duke falenderuar per vleresimin e qindra delegateve qe me kane shkruar qe nga mbremja e djeshme duke me dhene mbeshtetjen, do vazhdoj te angazhohem ne opozite me kete qeveri te korruptuar, kriminale dhe anti-demokratike! Do mbeshtes me cdo menyre protesten e studenteve dhe qytetareve, deri ne largimin e kesaj qeverie dhe “mashave” te saj ne opozite! Te qenit anetar i PD-se eshte nder, por nuk mund ti lejoje vetes te behem pjese e opozites se emeruar nga Edi Rama! Ju faleminderit!
KOHA JONË SONDAZH

