Terma e periudhës romake në fshatin Rrasë të Belshit!
Në kuadër të aktivitetit “Ditët Europiane të Arkeologjisë” në sitin arkeologjik të zbuluar në Njësinë Administrative Rrasë të Bashkisë Belsh u peomovua zbulimi më i rëndëshëm arkeologjik i të gjitha kohërave. Me këtë rast historia e kësaj arritje u bë publike gjatë një aktiviteti ku mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani.Gjatë këtij aktiviteti u bënë të ditura rezultatet e gërmimeve arkeologjike, të cilat mundësuan zbulimin termës së periudhës romake, pjesë e një Villa Rustica të realizuara nga Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, FHF. Falë punës së kryer nga IKTK, Belshit i është shtuar një monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe njëkohësisht një aset i ri në fushën e turizmit. Krahas rezultateve të gërmimeve arkeologjike të vitit të kaluar, nga ana e Ministres së Kulturës si dhe kryebashkiakut të Belshit u prezantuan projektet në vazhdim, në kërkim të aseteve të trashëgimisë kulturore të Belshit dhe promovimit të tyre sikurse janë Projekti për reasturimin dhe vizualizimin e termës së zbuluar,Hulumtimi i mëtejshëm sitit arkeologjik përmes sondazheve dhe vrojtimit sipërfaqësor
• Gërmimet dhe sondazhet arkeologjike në Trojas, për gjurmimin e rrënojave të bazilikës dhe vilës së periudhës romake,Harta arkeologjike e Belshit,Muzeu i Belshit etj.
KOHA JONË SONDAZH

