Tjetër tërmet, ishte 3.7 ballë me epiqendër Bulqizën. Tirana lëkundet lehtë!

Nuk ndalojnë lëkundjet sizmike në vend. Sonte në ora 19.23 tërmeti ishte me një intensitet prej 3.7 ballë në shkallën Rihter, ndërsa epiqendra ndodhet 9 kilometra nga Bulqiza dhe 20 kilometra larg Tiranës. Dhjetëra lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, pas tërmetit 4.7 Rihter që goditi mbrëmjen e së dielës Klosin.

Sizmologët thonë se nuk ka vend për panik.

 

SHKARKO APP