Tërmet i fortë “shkund” Shkodrën, ja sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Shkodër.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare tërmeti ka patur një magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe një thellësi fokale prej 10 km.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 14 km në jug të Shkodrës, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në Malin e Zi. Tërmeti është regjistruar në orën 14:39.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale, por ka shkaktuar panik tek banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?