Tërmet i fuqishëm 6 ballë godet Italinë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (10 mars) pranë brigjeve të Caprit, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe turistët që ndodheshin në zonë.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar të Sizmologjisë, epiqendra e lëkundjes u lokalizua rreth 10 kilometra në perëndim të ishullit Capri, ndërsa thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar rreth 414 kilometra.

Tërmeti u ndje edhe përgjatë bregdetit Tirren të Kalabrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sajë të thellësisë së ngjarjes sizmike, aktualisht nuk ka raportime për dëme materiale ose në njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?