Tërmet në mesnatë, ja ku u zhvendos epiqendra

Pas tërmetit me magnitudë 4.7 ballë, me epiqendër Rrogozhinën, pas mesnate një tjetër tërmet ra në vend. Sipas IGJEUM lëkundja është regjistruar në orën 01:54 në Kuratën, Durrës dhe ka pasur magnitudë 1.4. Lëkundja ka qënë për fat e lehtë dhe nuk është ndjerë shumë.

Pak ditë më parë, paniku mbërtheu banorët në qytetet e Shqipërisë së Mesme, pasi një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi vendin, me epiqendër pranë Gjirit të Lalzit.

Por ç’po ndodh me nëntokën në vendin tonë, në vetëm kaq pak ditë me qindra tërmete dhe dy prej tyre të fuqishëm, por fatmirësisht pa persona të lënduar?!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sizmologët thonë se nuk ka vend për panik, sepse kjo është situatë normale, pasi çdo tërmet pasohet me lëkundje të tjera të vogla sizmike. “Është një situatë normale. Është një aktivitet normal në atë zonë, ka ndodhur edhe më parë”, tha pak ditë më parë eksperti Ardian Minarolli, duke ulur panikun te qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?