Tërmet pranë kufirit me Shqipërinë, ja me sa magnitudë raportohet
Aktualitet E Enjte, 2 Janar 2025 08:51
Një tërmet ka shkundur mëngjesin e sotëm rajonin verior të Greqisë, në kufi me Shqipërinë. Lëkundjet sizmike me forcë (magnitudë) 3.1 ballë të shkallës Rihter, u ndjenë në orën 06:51 të së enjtes (2 Janar 2025), në rajonin e Thesprotisë. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 7 kilometra në juglindje të Tsamandas, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 5 kilometra.