Tërmetet/ 28 pallate dhe qindra banesa të pabanueshme në Qarkun e Lezhës

Tërmeti i 26 nëntorit, përveç Qarkut të Durrësit, ka shkaktuar probleme edhe në zona të tjera. Një prej tyre është Qarku i Lezhës. Grupi i emergjencave në këtë qark ka verifikuar situatën, nga ku kanë dalë dhjetëra pallate dhe banesa private me probleme, ndërsa mbi 2500 banorë kanë nevojë për strehim dhe ushqim.

 

Më konkretisht, më e dëmtuar rezulton Bashkia e Kurbinit, ku janë dëmtuar dhe cilësuar si të pabanueshme 28 pallate me 560 apartamente si dhe 75 banesa. Në Bashkinë e Mirditës janë konstatuar dëmtime të lehta dhe të mesme në 13 pallate, ndërsa në 50 banesa janë konstatuar dëmtime të mesme dhe të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më e stabilizuar paraqitet situata në Bashkinë e Lezhës, ku nuk janë konstatuar banesa të pabanueshme. Por, pavarësisht situatës paraprake në Bashkinë e Lezhës, shtabi i Emergjencave Civile ka kërkuar ardhjen e grupeve të verifikimit të banesave në të gjithë Qarkun e Lezhës dhe veçanërisht në zonat ku ka patur probleme.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?