Tërmetet, bilanci i viktimave: 247 të vdekur deri tani, shumë fëmijë
Toka vazhdon të dridhet në Italinë qendrore, 60 lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar gjatë natës, shkruajnë Corriere Della Sera, BBC dhe CNN.
Në zonën e goditur më rëndë, në Amatrice, vazhdohet të kërkohet për ata që mund të kenë mbetur gjallë nënë rrënoja.
Më shumë se 247 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 368 të tjerë janë plagosur, thanë zyrtarët.
Shumë njerëz besohet se varrosur nën rrënoja dhe më shumë se 4300 ekipe shpëtimit janë duke përdorur mjete të rënda dhe gërrmime me duar për t’i gjetur ata.
Shumë nga viktimat janë fëmijë, tha Ministri i Shëndetësisë, dhe paralajmërohet se numri i viktimave do të rritet edhe më shumë.
KOHA JONË SONDAZH

