Tërmetet më të fuqishme në botë, magnituda dhe kohëzgjatja
Tërmeti që goditi qytetin e Valdivias në Kili më 22 maj të vitit 1960 konsiderohet më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë. Ky tërmet me magnitudë 9.5 goditi këtë vend në orën 3 të pasdites duke lënë të vdekur 1 655 njerëz, plagosur 3000 dhe zhvendosur 2 milionë njerëz. Ky tërmet shkaktoi një cunami, dallgët e të cilit shkaktuan dëme deri në Hawai, Japoni dhe Filipinë. Dy ditë pas tërmetit që u shoqërua me pasgoditje me magnitudë deri në 7.5 shkaktoi aktivizimin e vullkanit Puyehue për disa javë.
Një tjetër tërmet që konsiderohet i dyti për nga madhësia është ai i Prince William Sound në Alaskë më 28 mars 1964 me magnitudë 9.2 të shkallës rihter. Krahasuar me tërmetin e Kilit, tërmeti i Alaskës shkaktoi më pak dëme, la të vdekur 128 vetë dhe solli një dëm ekonomik prej 311 milionë dollarësh. Ky tërmet u ndje kryesisht në të gjithë Alaskën dhe në disa pjesë të Kanadasë, por nxiti një cunam që shkaktoi dëme në Hawai. Ajo që bie në sy nga ky tërmet është fakti se ai ka zgjatur plot tre minuta, por vendi nuk ishte shumë i populluar.
Tërmeti i tretë per nga madhësia është ai i shënuar në Sumatra të Indonezisë më 26 dhjetor të vitit 2004. Ky tërmet kishte një magnitudë prej 9.1 të shkallës rihter. Në total 227 mijë njerëz humbën jetën kryesisht nga cunami që ky tërmet shkaktoi duke zhvendosur 1.7 milion njerëz në Azine jugore dhe Afrikën lindore. Epiqendra e tërmetit ishte në Band Aceh të Indonezisë me një thellësi prej 30 kilometrash. Disa ditë më vonë një vullkan baltë u aktivizua pranë ishujve Andamar.
Tërmeti i katërt me i fuqishëm në botë është ai i Sendai në Japoni me 11 mars të vitit 2011. Magnituda e këtij tërmeti ishte 9 duke lënë mijëra të vdekur si pasojë e cunamit që ky tërmet shkaktoi. Disa ekspertë thonë se numri i të vdekurve nga ky tërmet të ketë shkuar në 10 mijë. tërmeti u shoqërua nga cunami dëmtoi rëndë centralin bërthamor të Fukushimës dhe si pasojë e lëndës radioaktive të çliruar qeveria urdhëroi evakuimin e popullatës.
Një tjetër tërmet i fuqishëm është ai i Kamchatkas në Rusi më 4 nëntor të vitit 1952 me një magnitudë 9 të shkallës rihter. Tërmeti shkaktoi cunami që u përhapen deri në ishujt Hawai ku dallga shkoi deri në 9 metra. Mbi 2000 persona humbën jetën si pasojë e cunamit të shkaktuar nga ky tërmet.