Tërmetet në Itali, një kasaphanë; 120 viktima
Të paktën 120 viktima është bilanci i tërmeteve të fuqishme që goditën sot Italinë, ndërsa 368 janë plagosur.
Kjo është konfirmuar nga kryeministri italian Matteo Renzi gjatë një konference për mediat, gjatë pasdites së sotme.
Renzi tha se bilanci i viktimave nuk është përfundimtar. Mediat italiane raportojnë se dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur.
“Është një dramë, një kasaphanë”,është shprehur Sergio Pirozzi, kryetari i Amatrice, në provincën e Rieti, një nga zonat më të prekura nga tërmetet.
KOHA JONË SONDAZH

