Tërmetet s’kanë të ndalur, ja zonat ku ra sot
Shqipëria prej ditësh vijon të jetë një zonë sizmike aktive. Lëkundjet e fundit të termetit janë ndjerë mbremjen e së shtunës në zona të ndryshme të vendit.
Sipas IGJEUM,tërmeti i parë është ndjerë në orën 03:29 me magnitudë 2,1 ballë në Tiranë. Tërmeti i dytë është ndjerë në orën 03:33 me magnitudë 3 ballë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa tërmeti i fundit me magnitudë 2,4 ballë është shënuar në orën 06:07 në fshatin Zhepe, rreth 19 kilometra nga Çorovoda.
Gjithashtu gjatë së shtunës është ndjerë një tërmet me magnitudë 3,5 ballë gjatë mesditës në Fier, Lushnjë, Tiranë, dhe zonat përreth.
KOHA JONË SONDAZH

