Tërmeti çau tokën në Jubë, banorët: Në 26 nëntor shpërtheu ujë e gaz

Shumë pranë zonës së kanalit të kuçedrës, në fshatin Jubë toka është çarë në sipërfaqe të mëdha prej tërmetit. Banorët të alarmuar shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa rrëfejnë momentet e tmerrit të 26 nëntorit.

Fshati Jubë në Durrës është një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar banesat, por po ashtu ka shkaktuar edhe çarje të mëdha të tokës.

Grupi i xhirimit të Ora News së bashku me Dritanin një banor i këtij fshati udhëtuan drejt zonës më problematike.

Me një terren të vështirë me baltë dhe rreth 60 minuta në këmbë në grykëderdhjen e lumit Erzen sheh tokën që është e çarë gati një metër gjerësi.

Dritani thotë se para 26 nëntorit ky segmet ka qenë i kalueshëm, ndërsa sot është një rrezik.

“Ka qenë shumë e hapur, është mbyllur me levë nga ne. Atje ka gjatësi prej 100 metra e hapur komplet. Nuk ka qenë e çarë. Është bërë ditën e tërmetit, nuk ka ndodh ndonjëherë”.

SHKARKO APP