Tërmeti e la pa shtëpi, familja 7-anëtarëshe nga çadra sistemohet në banesë me qira

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi rëndë banesën private të familjes 7-anëtarëshe Sina në Sauk, e cila u detyrua që përkohësisht të strehohej në çadër. Por falë vendimit të Bashkisë së Tiranës të pak ditëve më parë për bonos qiraje 1-vjeçar, ajo tashmë është strehuar në një banesë.
Në këtë mënyrë, fëmijët e saj jo vetëm që do të jenë një strehë të ngrohtë, por do të vijojnë që të ndjekin normalisht edhe procesin mësimor në të njëjtën shkollë ku ishin.
Ata u vizituan sot nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, të cilët siguruan familjen Sina se brenda vitit do të rikthehen në banesën e tyre e cila do u nënshtrohet punimeve. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Tirana i është rikthyer normalitetit dhe se edhe ato familje që kanë qenë strehuar në palestra shkolla si te Ismail Qemali, etj, po sistemohen në banesa me qira.
“Ishin në çadër ditët e para pastaj morëm këtë vendimin që thatë ju që Bashkitë dhe Qeveria do të bëhen bashkë për të dhënë qira. Ishin te loti i parë atë ditë që ishit ju sepse kaluam edhe mbrëmë qira. Kështu që përfituesit më të mëdhenj në këtë lagje te Njësia 2, janë zona e Saukut, pra për shtëpi të vjetra, si shtëpia e Lutfies janë prishur dhe në “Qytetin Studenti” janë 180. Pra këto janë këto dy kategoritë, shtëpitë e vjetra të Saukut dhe shtëpitë e zëna te “Qytet Studenti”. Sot e mbyllëm “Ismalil Qemalin”, pra mbaroi kriza, u mbyll palestra dhe njerëzit janë futur nëpër shtëpi. Kështu që çadra dhe palestra nuk kemi më në këtë pjesë të Tiranës. Nesër do të mbyllim edhe palestrën e “Betim Muços” sepse edhe ata kanë filluar të marrin qiratë, do të kemi mundësi t’i vizitojmë. Pjesa e emergjencës në Tiranë mbyllet me mbylljen e palestrave në qendra sociale, ku secili më mirë në shtëpi se sa në çadër”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se 92.2 për qind e familjeve kanë marrë zgjidhje me bonusin e qirasë, dhe është gati edhe pjesa e mbetur. Kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjitha familjet e prekura do të marrin bonos qiraje. “Ne e kemi të paktën për një vit mbuluar 100 për qind qiranë. Njerëzit marrin vet. Është bërë përcaktimi i familjeve që të mos ketë spekulime. Ajo që është e rëndësishme është që tani në zonë urbane mbulohet komplet. Pak më e ngatërruar në zonë e fshatit se duhen ndërtuar aty ku janë”, tha Rama.
Ndërsa kryeplaku i lagjes, vlerësoi angazhimin e institucioneve shtetërore për të kapërcyer në kohë rekord këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti. “Këtu u duk forca e qeverisë. Dhimbja ishte e madhe, shembjet të mëdha, por qeveria bëri një ndërhyrje të jashtëzakonshme. Për mua keni vlera të papara”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?