Tërmeti/ Ekspertët izraelitë ndihmojnë familjen e ushtarakut shqiptar që shërben në Izrael

Forcat izraelite vijojnë të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që goditi Shqipërinë, duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.

Ditën e sotme, izraelitët kanë vizituar familjen e një ushtaraku me origjinë shqiptare, por që shërben në forcat ushtarake të Izraelit.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili shkruan në “Facebook” se shqiptari nuk kishte mundur të vinte pranë familjes së tij në këto momente të vështira, por kolegët izraelitë e kanë siguruar se prindërit e tij janë mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit, e cila sëbashku ekspertë vendas dhe të huaj po kujdeset për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa, të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit?, vizitoi edhe shtëpine e një ushtaraku me origjinë shqiptare të forcave ushtarake izraelite. Ne telefonatën që ata i bënë kolegut të tyre B.D., i cili nuk mundej t’i gjendej prane familjes ne keto momente, e siguruan se prinderit? e tij ishin mire dhe në duar të sigurta. Shokët e tij po kujdeseshin për prindërit dhe vëllezërit në Shqipëri.?????”, shkruan Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?