Tërmeti i 26 nëntorit – 31 janari, afati i fundit për banorët e Kurbinit që të lënë hotelet

Bashkia e Kurbinit ka vendosur 31 janarin si afatin e fundit kur banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit duhet të lënë hotelet. Por vendimi ka ngjallur pakënaqësi mes banorëve të cilët ankohen se skanë marrë paratë e bonusit dhe spo gjejnë shtëpi, për shkak të rritjes së çmimit!

31 janari është vendosur afati i fundit që banorët e Kurbinit që kanë përfituar bonusin e qirasë duhet të lënë hotelet ku janë vendosur pas tërmetit të 26 Nëntorit!

“Na kanë dhënë urdhër të dalim deri më datë 1 në mëngjes”.

Por vendimi i përcjellë nga punonjësit e bashkisë ka ngjallur paqartësi dhe reagime të forta mes banorëve të zhvendosur nga shtëpitë e dëmtuara.

Shumë prej tyre thonë se ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa të tjerë s’po arrijnë të gjejnë shtëpi.

“Kemi kërkuar por nuk kemi gjetur. Me dy qind mijë lekë të vjetra vetëm. Ku t’i gjej ato para”.

Banorët tregojnë se po jetojnë ditët e hallit dhe po i nxorrën prej hoteleve rrezikojnë të shkojnë drejt akteve ekstreme.

“Ne përzotin nuk kemi ku të shkojmë. Ose të shkojmë e të mbytemi në pallatin ku kemi qenë, ose të mbytemi në det”.

Bashkia e Kurbinit e kontaktuar, tha se banorët që kanë përfituar bonusin e qirasë duhet të gjejnë shtëpi, pasi qëndrimi i tyre në hotele do ishte kosto e dyfishtë për shtetin.

SHKARKO APP