Tërmeti i fortë në Japoni, ministri Igli Hasani: Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre

Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Japoni. Ai thotë se në këto momente të vështira, lutjet janë për popullin japonez.

“Thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”.

Të paktën 48 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fortë me magnitudë 7.6 që goditi Japoninë një ditë më parë.

SHKARKO APP