Tërmeti i fuqishëm lëkund vendin, ku ishte epiqendra

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur vendin tonë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë rreth orës 04.54 në jug të vendit dhe më konkretisht në Tepelenë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 ballë të shkallës rihter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Epiqendra e tij ka qenë në Memaliaj të Tepelenës, ku pjesa më e madhe e banorëve nuk e kanë ndjerë pasi kanë qenë në gjumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë paraprakisht nuk flitet për të lënduar në njerëz, ndërsa sa i takon dëmeve, pritet të kryhen verifikimet e rastit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?